Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një foshnje 8 muajshe ka ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve nga fruthi dhe probleme me bronkopneumoninë. Foshnja nga Puka prej disa javësh trajtohej në QSUT ndërsa komplikacionet kanë rezultuar fatale për të. Kjo edhe për shkak se foshnja nuk kishte mbushur moshën për tu vaksinuar me vaksinën tri valente. Në nivel kombëtar 65 persona vijojnë të jenë të prekur nga fruthi, fëmijë dhe të rritur; të cilët nuk janë vaksinuar me MMR.
Shënohet viktima e parë nga fruthi, ai është një foshnje 8 muajshe nga Puka i cili qëndronte i shtruar në pediatrinë e QSUT për shkak të problemeve me bronkopnenumoni. Burimet nga spitali bëjnë të ditur se foshnja qëndronte prej disa javësh i shtruar në këtë shërbim për shkak të komplikacioneve të rënda në mushkëri dhe këtyre komplikacioneve i është mbivendosur edhe fruthi që për fat të keq ka qenë fatal për beben.
Foshnja 8 muajsh nuk kishte mbushur moshën për tu vaksinuar me vaksinën 3 valentate e cila mbron nga fruthi shtata dhe rubeola. Kjo vaksinë injektohet në moshën 1 veçare, dhe fatkeqësisht mjaft fëmijë të prekur nga fruthi nuk janë të vaksinuar.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nje-foshnje-7-muajshe-viktima-e-pare-e-fruthit-ne-shqiperi