Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mazhoranca dhe opozita i kanë deleguar ekspertëve ligjorë detyrat mbi ndryshimet kushtetuese të propozuara nga PD, që synojnë largimin e Arta Markut dhe zgjedhjen me konsensus të prokurores së përgjithshme të përkohshme. Në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve, opozita ka kërkuar mendimin e ekspertëve mbi kushtetutshmërinë e zgjedhjes së kryeprokurores Arta Marku më 18 dhjetor.
Partia Demokratike i ka kërkuar ekspertëve konstitucionalistë të analizojnë mënyrën se si u zgjodh prokurorja e përkohsme Arta Marku. Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit për Legjislacionin, deputeti Enkelejd Alibeaj, tha se kryeprokurorja u zgjodh pa vetin ndërsa tha se duhet shqyrtuar procedura parlamentare, a është në linjë me standartet ndërkombëtare.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/alibeaj-te-ndryshohet-kushtetuta-kerkojme-analize-mbi-zgjedhjen-e-arta-markut