Të frikësuar nga drejtësia? Deputetët i përgjigjen Donald Lu-së, Dukemi gjë të frikësuar?

2018-05-11 0

Një ditë pasi ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu reagoi ashpër ndaj politikës duke thënë se të majtë e të djathtë kanë frikë nga reforma në drejtësi, Report TV ka pyet deputetët nëse e gjejnë veten mes të frikësuarve nga reforma. Ndjekim përgjigjet e tyre.
Deputetja e PDIU-së, Elena Xhina (e cila sapo është futur në parlament pasi Bujar Muça dorëzoi mandatin), nuk pranoi të komentonte në pyetjen e gazetares Esiona Konomi, nëse e gjente veten mes politikanëve që Donald Lu thotë se kanë frikë nga reforma në drejtësi. ?Nuk kam koment?,-tha Xhina.
Deputeti socialist Alket Hyseni nuk u ndal për të dhënë një përgjigje të qartë, por duke u larguar bëri një pyetje retorike: ?Ju dukem gjë i frikësuar??-tha deputeti i Vlorës.

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ermonela Felaj tha se kushdo duhet të ketë frikë nga ligji. ?Të të them po, apo të të them jo? Normalisht kush e ka shkelur ligjin duhet të ketë frikë. Kam bindjen që reforma në drejtësi do t?i ndajë se kush ka frikë e kush jo. Për shkak edhe të backgraundit profesional, them se kushdo duhet të ketë frikë nga ligji dhe të jetojë edhe me frikën e ligjit nëse doni?,-tha Felaj.

Free Traffic Exchange