http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Mjedisit Blendi Klosi është shprehur në mënyre decizive se dy hidrocentralet e parashikuara për të ndërtuar në lumin Osum do të anulohen.
Duke folur nga kanionet e Osumit një nga vendet më të bukura të Shqipërisë, Klosi tha se qeveria nuk do të lejojë këtë vepër që ai e cilëson si monstruoze kundër mjedisit.
Klosi u shpreh se Ministria që ai drejton nuk do të kursejë personat përgjegjës që kanë dhënë këtë leje, e cila rezulton të jetë e manipuluar.
Pas debatit të hapur nga ambientalistët, operator të turizmit si dhe nga specialistë të ministrisë, ka reaguar edhe kryeministri Rama. Ai i ka kërkuar ndjesë publikut per këtë lajm dhe premtoi se e gjithë procedura do të anulohet.
Dhënia e lejeve koncesionare, për ndërtim të hidrocentraleve duket se nuk ka kursyer as zonat turistike të vendit. Një situatë e ngjashme me hecet në Osum po ndodh aktualisht ne luginën e Vjosës, ku po ndërtohen dy hece.
Ja postimi i plotë i kryeministrit:
Qyshse u krye procedura ligjore e miratimit të një lejeje të dhënë nga qeveria e mëparshme dhe u mor sinjali se diçka nuk shkonte, Ministri i Mjedisit Blendi Klosi nisi hetimin administrativ të lejes mjedisore. E cila rezultoi një fabrikim kriminal me koordinata të manipuluara. Individët e përfshirë në këtë fabrikim do të kallzohen në prokurori, ndërsa e gjithë procedura do të anullohet?
Falenderoj qytetarët që na e çuan të parët këtë sinjal përmes Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al dhe të gjithë të tjerët që u përfshinë në publikimin e këtij krimi të mbetur në tentativë?
Asnjë qeveri askund në botë nuk është e pagabueshme, por qeveritë dallojnë nga mënyra sesi reagojnë, qoftë kur gabojnë apo qoftë si në këtë rast, kur padashje mund të jenë duke gabuar?
Ndjesë kujtdo që me të drejtë u shqetësua apo pikëllua nga lajmi i keq i prekjes së Kanioneve Magjike dhe mezi pres të rikthehem atje, në duart e djemve e vajzave të mrekullueshme të Federatës Shqiptare të Raftingut.