Ora News - “Shirli Valentina” në Teatrin Kombëtar, një kartolinë për vetminë

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të gjithë ato që shohin teatër me siguri që e njohin Holta Dakun. Por ajo që ka nevojë për prezantim është Shirli Valentina, personazhi që Holta sjell sonte në skenën e Teatrit Kombëtar.

Holtës i duhet të futet nën lëkurën e një gruaje shtëpiake e cila zbulon se i pëlqen e bukura, kujdesi për veten, udhëtimi dhe jeta e lirë.

Pas udhëtimit në skenat e Durrëst e të Korçës, ?Shirli Valentina? një ?one woman show? e autorit anglez Willy Russell, me regjinë e Driada Dervishit, Ora News ndjek përgatitjet e fundit para premierës së Tiranës.

Holta Daku: "Mundohem të jem e vëmendshme. Të kontrolloj të gjitha objektet që duhet të përdor, rekuizitën, kostumet a janë në vendin e tyre. Kjo është një gjë e padiskutueshme. Po nuk e bëra këtë gjë, të gjithë mund ti bëjnë për mua por unë patjetër duhet të shkoj ti hedh një vështrim edhe vetë. Dhe pastaj gati për tu futur."

Shirli është një grua me humor të hollë, diçka që Holta e ka praktikuar shpesh me rolet e saj të fundit. Në këtë rast pesonazhi i saj e fton publikun për të menduar se ka një jetë pas detyrimeve familjare dhe nuk është asnjëherë vonë për të ndjekur ëndrrat.

Holta Daku: "Nëse do të bëja të njëjtën gjë siç bënte Shirli do isha femra më trime në botë dhe unë atë do bëj, atë dua të bëj, atë duhet të bëjmë të gjitha."

Ky është bashkëpunimi i pesë i regjisores Driada Dervishi me aktoren Holta Daku. Qysh në procesin fillestar të punës me këtë vtepër, ajo e ka identifikuar Shirlin vetëm me Holtën.

Driada Dervishi: "Në momentin që aktori ka një konkretësi, natyrshmëri, vërtetësi, dëgjon shumë mirë, ka një diksion perfekt, është një aktor i zgjuar, them se janë të gjitha këto që Holta i përmbush më së miri. Shirli këtë thotë: Pse kemi gjithë këtë jetë dhe nuk e jetojmë, për çfarë i kemi ëndërrat kur nuk mund ti realizojmë. Këtu e gjejnë veten të gjithë."

Eshtë e vërtetë që kjo komedi vjen në prag të Shën Valentinit, por me qëllimin për të rizbuluar tek njerëzit se vetmia gjithashtu është një mënyrë të jetuari, mjaft që të jetë edhe ajo një jetë e vërtetë.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/shirli-valentina-ne-teatrin-kombetar-nje-kartoline-vetmine