Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lindita Komani njihet si poete, por hisoria është një tjetër fushë që intrigon si njeri që kërkon të dijë nga vijnë dhe ku shkojnë shqiptarët e saj të sotëm.
Gjatë vitit 2016 ajo zbulon në Bibliotekën e Vjenës një libërth, "Principata Shqipëri" i Karl Topisë i botuar në gjuhën gjermane në vitin 1916. Lindita e ka përkthyer dhe sot e sjell për lexuesin.
Lindita Komani: "Po kërkoja për albanologun Milan Shuflaj dhe duke kërkuar gjeta një vepër me shumë vlera, studime iliro-shqiptare, pjesë e së cilës është edhe studimi 'Principata Shqipëri', që unë e shkëputa. Duke menduar që është ende aktuale për Shqipërinë dhe një vepër që mungonte, nuk ishte përkthyer akoma në shqip, por përsëipër që ta përktheja edhe ta botoja vetë."
"Principata Shqipëri" si pjesë e një serie studimesh iliro-shqiptare të asaj kohe, merret vetëm me ndikimin që perandoria austro-hungareze , kishte mbi Shqipërinë e saposhpallur e pavarur në vitet 1913-1914.
Lindita Komani: "Ka ndodhur standartizimi i gjuhës shqipe përmes komisisë letrare që po ashtu është inicuar nga administrata e asaj kohe austro-hungareze. Kështu që e të themi që ndikimi në atë kohë i austro-hungarisë ka qenë i niveleve shumë të larta dhe përgjithësisht ka pasur synimin e shtet formimit dhe të asaj që shqiptarët duhet ta njihnin veten, të njihnin gjuhën e tyre dhe ta shkruanin atë."
Lindita Komanit i është dashur mbi një vit për ta sjell shqip dhe për ta pajisur me shënimet e nevojshme historike.
Lindita Komani: "Për nga përmbajtja për shkak të çështjeve delikate që trajtohen kërkonte një studim të mirëfilltë dhe nga ana historike, pra njohje të rrethanave, personaliteteve. Kërkonte gjithashtu të kishte shënime shoqëruese nga përkthyesja në mënyrë që leximi të bëhej më i lehtë."
Ky është aktiviteti i parë që Muzeu Historik Kombëtar prezanton në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri-Austri që do të shtrihet gjatë gjithë vitit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pricipata-shqiperi-pas-100-vitesh-studimi-i-karl-topise-flet-shqip