Ora News - Klosi garanton për Ora News: Nuk do të ketë HEC në kanioninet e Osumit

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Mjedisit Blendi Klosi zyrtarizon për Ora News pezullimin e koncesionit për ndërtimin e Hidrocentralit mbi kanionet e Osumit

"Nuk do të ketë në asnjë mënyrë ndërtim të HEC në kanione" deklaroi ministri Klosi në një prononcim telefonik për Ora News

Blendi Klosi: "Kanioni është rrezikuar nga ndërtimi i një HEC mbi një nga degët e kanionit duke e penguar ujin në një nga burimet që furnizojnë kanionin, duke prishur dy nga ujvarat më të bukura të kanionit ët Osumit, prandaj ne vepruam me shumë urgjencë duke kërkuar pezullimin e koncesionit përmes ministrisë së Energjisë dhe revokimin e lejes së ndërtimit.

Klosi ben me faj dhe strukturat qe dhane lejen

E gjtihë situata është ngritur mbi një leje të shfrytëzimit të ujit dhe VNM, (vendim për ndikimin në mjedis) të cilat janë ndërtuar mbi koordinata të gabuara por që në fund të fundit nuk e lënë pa faj sistemin i cili nuk mund të lejonte që një nga perlat e ballkanit të ndërtohet në mënyrë më të papërgjegjshme.

Ne do të duhet të jemi shumë të alarmuar nga kjo situatë dhe të alertuar për të pasur mundësi të verifikojmë dhe raste të tjera, ku mbase papërgjegjshmëria e institucioneve shtetërore apo funksionimi i një shteti në mënyrë të çorientuar sa i takon mjedisit, pa vëmendje karshi mjedisit ka shkaktuar jo vetëm në këtë kanion por dhe në vende të tjera problematika të tilla.

Kush mban pergjegjesi?

Klosi e nis nga kompania e cila thotë se ka aplikuar për të marrë lejen e shfrytëzimit të ujit, me koordinata të gabuara.

"Më pas është një varg i tërë lejesh të ngritura mbi këto koordinata të gabuara për të cilat ne nuk jemi organii drejtësisë, por organi i drejtësisë duhet të veprojë. Ne do i vëmë në dispozicion të gjithë dokumentacionin për të parë dhe përgjegjësitë penale të administratorëve publikë dhe atyre të kompanisë që ka çuar në një gjëndje të tillë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/klosi-garanton-ora-news-nuk-do-te-kete-hec-ne-kanioninet-e-osumit

Free Traffic Exchange