Ora News - Miratohen anëtarët e KLGJ-KLP, Lu: Të majtë e të djathtë, frikë nga drejtësia

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kuvendi nuk siguroi votat e novojshme për Lëshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësore, por sipas ligjit lista e anëtarve pas ezaurimit të tre raundeve, cilësohet e miratuar. Oerd Bylykbashi e cilësoi shkatërrim të reformës në drejtësi, ndërsa Taulant Balla akuzoi opozitën se është kundër reformës. I menjehershmë ishte ragimi i Donald Lu, i cili shprehu besim se lista është më e mirë nga shorti se nga zgjedhja politike duke theksuars se disa poltikanë të majtë dhe të dajthtë kanë frikë nga drejtësia.

Këshilin i Lartë Gjyqësorë dhe ai i Prokurorisë, dy institucione thelbësore për sistemin e drejtësisë, janë një hap përpara në ngritjen e tyre. Edhe pse nuk u siguran votat e nevojshme, pas ezaurimit të tre seancave listat e kandidatëve për këto dy institucione u quajtën të miratuara

Ruçi: Lista e kandidatëve quhet e miratuar pasi është raundi i tretë dhe fitojnë sipas shortit të hedhur dhe listës së paraqitur në seancën plenare.

Oerd Bylykbashi, ripërsëriti qëndrimin e opozitës kundër këtij procesi duke e cilësuar si aktin e fundit të shkatërrimit të reformës në drejtësi.

Bylykbashi: Sot është dita kur varroset konsensusi i datës 21 korrik 2016. Po pse ju duhen ju këto dy këshilla? Në mënyrë që të kapni dhe të kontrolloni Prokurorin e Përgjithshëm, atë me mandat të plotë 7 vjecar, sepse do të jetë KLP kush janë kandidaturat, por KLP do të zgjedhe SPAK-un. Jo nuk ju duhet SPAKU i pavarur ju, ju duhet SPAKU i Xhafës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/raundi-i-iii-lista-me-anetaret-e-klp-dhe-klgj-kalon-automatikisht