Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në vitet e fundit lindin rreth 50 mijë bebe me pak se në vitin 1990. Kjo tregon se lindshmëria ka rënë në mënyrë drastike, popullsia po tkurret. Për mjekët gjinekologët është rritur mosha e nënës kur vendos të lind fëmijën e parë. Ndërsa psikologët rendisin si shkaqe karrierën, faktorët social-ekonomik si pasiguria në punë e emigrimi.
Një grua në vitet ?90, bëhej nënë rreth të 20-ave, ndërsa aktualisht fëmija i parë planifikohet rreth moshës 30 vjec. Për mjekët dhe psikologët shtyrja e moshës mesatare gati me 10 vjet për tu bërë nëna është një ndër arsyet e tkurrjes së popullësisë.
Lindjet kanë rënë në mënyrë drastike sic edhe e tregon ky grafik i INSTAT që në krahasimin e dy dekadave.
Raporti tregon se në vitin 1990 lindnin 82 mijë bebe, ndërsa aktualisht numri është reduktuar në 32 mijë lindje. Drejtorja e INSTAT, Delina Ibrahimaj rendit edhe divorcet si një tjetër faktor që kanë cuar drejt rënies së numrit të lindjeve. Mesatarisht, në100 martesa, rreth 25 e tyre përfundojnë në ndarje.
Delina Ibrahimaj: Rënien e numrit të lindjeve e kemi të lidhur me nurmin e divorceve, që ka ardhur në rritje gjatë viteve. Nëse do ti referohemi përsëri vitit ?90, numri i divorceve për 100 martesa ishte 9.2, ndërsa në vitin 2016 është rreth 25. Pra kemi ndjeshëm një rritje të divorceve, në porpocion me martesat.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/nene-jo-para-te-30ve