Report TV - Ekskluzive/Report Tv zbulon mashtrimin e FSHF-së

2018-05-11 16

Zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit janë mbyllur me një tjetër skandal, ku parregullsitë që shoqëruan gjithë fushatën, iu shtua një tjetër në momentet e fundit, duke e shndërruar gjithë procesin në farsë. Report Tv ka zbuluar mekanizmin mashtrues që është bërë me 4 emrat e fundit në Komitetin Ekzekutiv.

Pas raundit të dytë të votimit për 4 anëtarët e tjerë të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi 5 të parët dolën nga raundi i parë, fitues u shpallën Bardhyl Minxhozi, Edvin Libohova, Enkeleid Alibeaj dhe Edmond Spahiu, me emrin e fundit që është ndërruar me kandidatin Kristian Gjidodaj, që ka kërkuar rinumërim të votave, duke pretenduar se kishte më shumë vota se Edmond Spahiu. Mashtrimi është bërë nga sekretariati i FSHF dhe këtë e konfirmon edhe Kryetari i Komisionit të Votimit, Kastriot Gurra, që flet ekskluzivisht për Report Tv.

Free Traffic Exchange