Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Elbasanit dhe ajo e Shkodrës shkatërruan një grup kriminal që merrte porosi për atentate të rënda më lëndë plasëse. Në Elbasan u arrestuan 6 persona dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë. Atyre iu sekuestruan 82 kallëpë tritoli. Ndërsa në Shkodër u prangosën 3 persona të dyshuar si përgjegjës për shpërthimin me 400 gramë tritol, para pak javësh ku u plagosën tetë persona mes të cilëve edhe biznesmeni Lulzim Kulla, person me precedent penal.
Një grup kriminal i dyshuar për atentate me eksploziv të telekomanduar është goditur nga policia e Elbasanit dhe Shkodrës në kuadër të aksionit ?Forca e Ligjit?. Nëntë persona ranë në pranga dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim ndërsa policia sekuestroi sasi të mëdha tritoli të lidhur me celularë, gati për shpërthim. Nëndrejtori i policisë së Elbasanit, Edmond Sulaj, dha detajet e aksionit të koduar ?Porosia?.
Sulaj: Sekuestrohet lëndë plasëse, lëndë narkotike, monucione luftarake dhe vlera monetare.
Të arrestuarve iu sekuestruan 82 kallëpë tritoli, ku pjesa më e madhe e tyre ishin të lidhura me celularë. Të arrestuarit janë nga fshatrat e Pogradecit dhe sipas hetuesve, merrnin porosi për mina, të cilat i siguronin nga guroret, për t?i shitur kundrejt shifrave që varionin nga 500 deri në 800 euro.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shperthimi-me-tritol-policia-e-shkodres-publikon-emrat-e-autoreve-te-dyshuarve