Report TV - Prokuroria e Krimeve tė Rėnda jep pretencėn pėr tė pandehurit e grupit 'treblova'

2018-05-11 0

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 19.6 vite burg për katër të pandehurit e grupit kriminal të kultivimit dhe tregtimit të kanabisit njohur ndryshe si dosja ?Treblova?.
Pretenca u lexua këtë të enjte në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar, për dënimet e kërkuara ndaj 4 të pandehurve u aplikua ulja me 1/3.

Dënimet e kërkuara janë: Taulant Haxhiraj 6 vite, Shkëlqim Kociaj 5.4 vite, Marjus Bajrami 5.4 vite, Xhovalin Baco 2.8 vite.

Sëbashku me këtë grup kriminal u kap dhe ish polici Renato Avdyli, por gjykimi ndaj tij u pushua te Krimet e Rënda për tu transferuar në Vlorë.

Nga hetimet e prokurorisë ky grup kriminal bashkëpunonte me Moisi Habilajn duke trafikuar kanabis për llogari të tij, në drejtim të Italisë.

Ku grup u prangos në korrik të vitit 2016 ndërsa asokohe pati dhe një përplasje mes Prokurorisë dhe policisë në lidhje me sasinë e sekuestruar të drogës.

Free Traffic Exchange