Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për të përshpejtuar procesin e celjes së negociatave, Romana Vlahutin, ashtu sikurse dhe strategjia e miratuar nga Komisioni Europian rekomandon më shumë angazhim në programet e Bashkimit Europian.
Teksa mori pjesë në prezantimin e programit ?Europa për Qytetarët?, shefja e delegacionit e Bashkimit Europian në Shqipëri, inkurajoi bashkitë, por edhe shoqëritë civile që të aplikojnë dhe përfitojnë nga këto projekte.
Sipas Vlahutin, europianët duhet të dinë më shumë për vendin tonë.
Vlahutin: Strategjia e miratuar dy ditë më parë nga Komisioni Europian tregon një vizion të qartë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por për të përshpejtuar këtë proces, strategjia propozon pjesëmarrje më të gjerë të Ballkanit Perëndimor në politika dhe programe të BE. Të gjitha programet janë të hapura për qytetarët. Shqipëria është Europë. Shqiptarët janë europianë dhe ju ndani me pjesën tjetër të Europës të njëjtat vlera dhe histori.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vlahutin-inkurajon-bashkite-aplikoni-projektet-ne-bashkimin-europian