Report TV - Ekstradimi i Seitit, Gjonaj: Doni sherr, Alibeaj: Rrugë të mbarë të qoftë te 313

2018-05-11 0

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj deklaroi sot në Kuvend gjatë interpelancës për ekstradimin e Nazer Seitit se do të kallëzojë ministren e Drejtësisë, pasi ka shkelur ligjin duke e lejuar të hetohet në Itali, ndërsa i ka kujtuar edhe burgun. Opozita thirri në interpelancë ministren e Drejtësisë Gjonaj duke i kërkuar shpjegime se përse firmosi për ekstradimin e Seitit, ndërsa e akuzoi për shkelje të ligjit dhe i kërkoi largimin nga detyra.
?Ministri Xhafaj vendosi në zbatim planin për ekstradimin e Nazer Seitit drejt Italisë. Ministria e Drejtësisë nuk e ndaloi ekstradimin, por e lejoi. Ministri duhet të bënte verifikime nëse kishte pengesë, por nuk e bëri. Ministria është vetëm 500 m larg nga burgu ku mbahej Siti, por edhe nga Krimet e Rënda, ndërsa nuk verifikoi, shkeli ligjin. E miratoi ekstradimin për 24 orë duke finalizuar skemën e firmosur nga Xhafaj. Seiti do të fliste për paratë, për eurot me të cilat u blenë gjerdanët për familjarët e Tahirit dhe 20 mln euro që kaluan nga Seiti në duart e Tahirit, që Rama të blinte zgjedhjet. Te 313 ka një qeli që është lënë bosh, e vetme ajo qeli nuk iu mban të gjithëve? tha Enkelejd Alibeaj.

Free Traffic Exchange