Policia Rrugore ka bërë namin në rrugët e Fierit, ku vetëm ditën e sotme janë hequr 60 patenta, për kalim të kufijve të lejuar të shpejtësisë.
Gjithashtu janë vendosur edhe 80 gjoba për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe 20 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Informacioni është dhënë nga Njësia operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Qarkullimit.