Report TV - Kuvend, Rama: Druri i ligjit në kokë! Basha: Shqiptarë çohuni!

2018-05-11 0

Mocioni për debat në Kuvend i kërkuar nga PD për votën e Shqipërisë kundër SHBA në OKB ka përfunduar replika dhe akuza të forta mes Ramës, Bashës dhe Berishës për Reformën në Drejtësi, marrëveshjen e detit dhe çështje të tjera. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi opozitën se gropa e drejtësisë po hapet dhe druri i ligjit do u bjerë në kokë për të gjitha zullumet që kanë bërë në 8 vite qeverisje. Drejtësia e re do u lidhë duart, tha Rama, ndërsa shtoi se fshesa e Vettingut ka filluar dhe njerëzit e Berishës nga gjykatat po largohen.
?Ju e kthyet shtetin shqiptar në një zhele, ju sot jeni gati të bëheni çifutë, eskimezë dhe dele e zezë për t?u fshehur pas një identiteti tjetër për të mos u kapur. Ju, Sali bashkë me artistin, mikun tim Lulzim e futët detin në govatë dhe firmosët një marrëveshje tradhtie dhe sot jeni gati që ?deti? të na marrë të gjithëve nga gropa që po u hapet. Gropa e ndëshkimit të drejtësisë. Ti Sali, je i ditur dhe djallëzuar, por je i trembur, por frika juaj po u tërheq në një rrugë pa rrugë. Druri i ligjit në kokën e të gjithë atyre që i kanë kusure popullit. Kanë filluar që të kërcasin arrat dhe nuk e gjeni dot shpëtimin në Jerusalem.

Free Traffic Exchange