Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati deklaron se qëndrimi i Shqipërisë pro statusit të Jeruzalemit është një qëndrim konsistent, i mbajtur ndër vite në OKB nga ana e qeverisë shqiptare.Me çfarë syzesh e shikoni Shqipërinë ju? Ne nuk ja lejojmë vetes të jemi diletantë. Ju thoni se ne po prishemi me SHBA, po Franca, Gjermani, Britani e një sërë shtetesh? Ju thoni se jemi ndikuar nga Turqia? Po i keni numëruar ndonjëherë rastet kur Shqipëria ka votuar pro Turqisë? Po si nuk thatë një fjalë kur ne shtojmë kontributet me SHBA?
Kur nuk i ka bërë koment Saliu asaj strategjie, që është i vetmi që ka kuptuar çfarë po ndodh me detin, dhe që leximi i Shekspirit po i ngjallet e ringjallet çdo ditë, asnjë tjetër s?e ka lexuar. Juve po ju vjen turp dhe nga qëndrimet që keni mbajtur në qeveri, ju doni të ndryshoni dhe qeverinë. Basha-Bushatit: Dëgjo këtu ti i paaftë, mos këput broçkulla!
Mbani mend këtë fjalë, rrallë herë do keni shansin të shini një mashtrues të pacipë dhe të paaftë nën petkun e ministrit të Jashtëm. Mashtruesi sot vuri fjalët në gojën time, se çfarë i kam thënë Mogherinit. Ju o zullumqarë vutë në gojën e Mogherinit se do hapeshin negociatat me Vettingun. Ja ku jemi sot dhe fjalët e mia kanë dalë. Katër vjet është zhytur Shqipëria keq e më keq. Me kë matet ky? Ky bredh në botë me paratë e shqiptarëve të shajë opozitën. Dëgjo këtu ti i paaftë, mos këput broçkulla këtu, mos këput mufka, torollakërilla.