http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqiperia eshte ne kulmin e epidemisë se gripit. Ne kopshte e shkolla jane shtuar mungesat e femijeve, ndersa urgjencat po perballen me fluks te jashtëzakonshëm pacientesh. 400 femije paraqiten cdo dite ne urgjencen e pediatrisë me probleme nga gripi i stines.
Temperatura e larte dhe shqetësimet me rruget e frymëmarrjes jane arsyet qe alarmojnë prindërit, te cilet shmangin mjekun e familjes dhe i drejtohen urgjencës se QSUT.
23 mije ka shkuar numri i personave te prekur çdo jave nga gripi. Ashtu si ne te gjithe europen edhe ne Shqipëri qarkullon gripi i tipit AH1N1 dhe B. Deri tani nuk ka raste te renda por specialistet këshillojnë popullatën te bejne kujdes. Kete periudhe qe gripi është ne kulmin e tij, duhet te shmangen vendet e mbipopulluara si dhe te ndiqen rekomandimet e mjekeve.
Epidemia e gripit deri tani nuk ka shkaktuar pasoja te renda. Nje vit me pare nga gripi i stines humben jeten 16 persona. Nderkohe kete periudhe krahas virozave ne qarkullim, ne vendin tone ka shpërthyer edhe fruthi. 55 femije te pavaksinuar rezultojnë te prekur deri tani nga kjo sëmundje.