Meta i përgjigjet Pavlopulos - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pjese e debateve mbi diskutimet Shqipëri-Greqi per zgjidhje ne nje sere çështjesh te mbartura nder vite, jane bere dhe Presidentet e dy vendeve.

Pak dite me pare, Presidenti Pavlopulos sulmoi ashpër Tiranën Zyrtare mbi ceshtjen çame, madje duke kërcënuar dhe me bllokim te hapjes se negociatave. Por te enjten, Presidenti Meta ju përgjigj publikisht sulmeve te homologut te tij, duke i cilësuar si jo ne sintoni me mesazhet e ministrave te jashtëm.

Sipas Metes, mes dy vendeve ka ceshtje te caktuara per te cilat mund te kete qëndrime te ndryshme, por kjo nuk do te thote te humbet qetësia ne komunikim me njeri tjetrin.

Por vetem pak ore pas kesaj thirrje per te ruajtur qetësinë, Presidenti Pavlopulos gjatë takimit me homologun e tij gjeorgjian Giorgi Margvelashvili në Athinë, ka ashpërsuar serish tonet me Tiranën.



?Mendoj se po bën një gabim shumë të madh lidershipi i Shqipërisë duke mbështetur me sa duket të drejtat e disa shqiptarëve gjatë periudhës së pushtimit gjerman, të cilët janë të njohur si bashkëpunëtorë të nazizmit. Të duash të jesh anëtar i bashkimit evropian dhe të mbështesësh të drejta inekzistente të bashkëpunëtorëve të nazizmit nuk mendoj se tregon një perspektivë serioze evropiane.?





Replikat ne distance vijne ne kohen kur Tirana e Athina zyrtare kane shënuar progres ne negociatat mes tyre, duke u bere gati per nënshkrimin e dokumentit te partneritetit strategjik ne pranvere.

Free Traffic Exchange