http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mos prisni më që depozitat apo kreditë të jenë më të leverdishme në valutë. Banka e Shqipërisë ndërmori disa masa teknike, për bankat e nivelit të dytë të cilat do të orientojnë konsumatorin në përdorimin e monedhës vendase. Për ekspertët kjo nisëm sjell një ekuilibrim i tregut, i cili dominohet kryesisht nga euro dhe dollari.
Sipas institucioneve ndërkombëtare, ekonomia shqiptare ka një nivel prej 60 % të përdorimit të valutës. Euro mbizotëron si depozitat ashtu edhe kreditë, e ky fakt lidhet edhe me besimin që ka konsumatori kryesisht tek monedhat e huaja.
Presioni i rritur me rregulla dhe vendime ndaj institucioneve financiare ka një periudhë ndërgjegjësimi deri në qershor të këtij viti, kohë kur masat hyjnë në fuqi. Ndaj deri atëherë ekspertët apelojnë për më shumë besim tek leku .