Report TV - Berisha i kthehet keq Ramës: Më mirë gota rakie si Dash Shehi se sa vizat e kokainës

2018-05-11 1

Pas ironisë së Ramës me deputetin e PD, Dash Shehi, i cili pak ditë më parë doli kundër ndërtimit të aeroportit të Vlorës, duke thënë se është një investim turk, ka reaguar Berisha duke e marrë në mbrojtje.
?U përpoqe të ofendosh Shehin se e kthen edhe nga një gotë, por njëmijë herë më mirë gota se kokaina, se sa të dorëzosh vëllanë për të mbushur me milionat e kokainës pasurinë tënde. Fole, por nuk u the shqiptarëve cilën vrimë miu zgjodhe me 27 janar. Pse nuk pati besim te ?oficerët?, por u fut në vrimën e miut? tha Berisha.

Rama u tall me Shehin teksa u shpreh se kur ngrihet ha pilaf dhe pi raki, e fillon drekën me plons dhe në aksham i fut grosh e pastaj tapë. ?Dëgjova njërin që doli në një kazan dhe tha nuk duam investime turke, ai kur ngrihet ha pilaf dhe pi raki, e fillon drekën me plons dhe në aksham i fut groshë dhe pastaj tapë. Pilaf, groshë dhe frikë nga ajo që po iu vjen?, tha Rama.

Free Traffic Exchange