Ora News - Alibeaj kallzim penal për ministren Gjonaj: Në burgun 313 ka një qeli bosh

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Drejtësisë është thirrur në interpelancë për ekstradimin e Nezar Seitit.

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj njoftoi se do të dorëzojë në prokurori kallzim penal për ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj duke e akuzuar për "shpërdorim detyre" lidhur me ekstradimin e Nezar Seitit.

PD pretendon se Nezar Seiti u ekstradua për të mbyllur hetimet ndaj Saimir Tahirit, pasi Seiti ishte personi që kishte pranuar të fliste. Sipas Alibeajt ligji ndalon ekstradimin e personave që janë në hetim. Por ministrja e Drejtesise deklaroi se ka respektuar te gjitha procedurat e rregullta ligjore.

Enkelejd Alibeaj: "Ministrja e Drejtësisë duhet të bënte verifikime para se të vendoste ekstradimin e Nezar Seitit. Ekstradoi Nezar Seitin me ngut, duke mos respektuar ligjin. Financieri i bandës së Habilajve ishte e vetmja gojë që do të fliste . Në historinë mes hajdutëve dhe kriminelëve ju ku e fusni veten?! Pranoni përgjegjësinë. Në burgun 313 ka një qeli e lënë bosh, e vetme ajo qeli nuk ju mban të gjithëve

Etilda Gjonaj: Nuk jam thirrur për një debat ligjor por për një motiv të mirëfilltë politik. Kërkoni një kauz që nuk e keni. Për Seitin është ndjekur e njëjta procedurë ligjore e shumë rasteve dhe shumë viteve të mëparshme

Enkelejd Alibeaj: "Katania heton dosjen Habilaj, por jo Saimir Tahirin. Prokuroria jonë heton Saimir Tahirin dhe Nezar Seiti do tregonte lidhjet e Saimir Tahirit me krimin dhe Ramën. A e dinte ministrja që po hetojej Saimir Tahiri nga Prokuroria e Krimeve të Rënda?

E ke firmosur pa e lexuar apo e ke lënë dorën peng tek Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri dhe Edi Rama. Kërko avokat sot do të depozitoj kallzim penal për shpërdorim detyre. Tek 313 do ngelesh.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/interpelance-me-ministren-e-drejtesise-alibeaj-ne-burgun-313-ka-nje-qeli-bosh

Free Traffic Exchange