Ish-kryeministri, Sali Berisha, nuk ka" />
Ish-kryeministri, Sali Berisha, nuk ka"/>

Ora News - "Erdogani lëshoi Kosovën për kurdët", Berisha-Ramës: Shko bëhu synet në Turqi

2018-05-11 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-kryeministri, Sali Berisha, nuk ka kursyer as në këtë seancë plenare batutat në distancë me Ramën.

Ndërsa Berisha po fliste në foltore duke shprehur se nuk binte dakord me Presidentin turk që thotë Kosova nuk u bë shtet, duket se Rama i flet nga pas.

Kaq mjaftoi që Berisha t'i sugjeronte që të shkojë të bëhet "synet" në Turqi.

Berisha: Do të them një gjë, shpreh vlerësimin e madh për Turqinë dhe presidentin e saj por nuk pajtohem kurrë me presidentin e saj kur thotë se Kosova nuk u bë shtet. Njeriu që.... Ore shko bëhu synet ti atje, unë jam Sali Berisha. Je gabim ti, shko bëhu synet atje.Unë i kam publike qëndrimet e mia, nuk mund të pajtohem kurrë me deklaratën e tij. Kur i erdhi çështja kurde tani duhej lëshuar Kosova.

Në replikë, kryeministri Rama pati një sugjerim për paraardhësin e tij:

Rama: Lëri bijtë të luftojnë tani se boll luftove se u lodhe dhe ke halle përpara. Ne nuk të ndihmojmë dot.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/erdogan-leshoi-kosoven-kurdet-berisha-rames-shko-behu-synet-ne-turqi