Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e të mërkurës në Elbasan. Rreth ores 19.40, afër kryqezimit të Cërrikut, është plagosur me armë zjarri pistolete nga persona ende të paidentifikuar shtetasi Raif Çaushllari rreth 23 vjeç, pronar i një motoservisi.
I plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Elbasanit e mbështetur nga FNSH ka ngritur menjëherë pika kontrolli dhe po krehin zona përrreth ku ka ndodhur ngjarja. Policia ka shoqeruar 15 persona deshmitare ne vendngjarje ndersa jane sekuestruar dhe kamerat e sigurise se bizneseve perreth.
"Janë shoqëruar disa persona që kanë parë ngjarjen dhe po punohet me intensitet me grup te posaçëm për zbardhjen e ngjarjes", tha policia.
Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale armën e krimit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/elbasan-qellohet-me-arme-zjarri-nje-person