ELBASAN-Një person ka mbetur i plagosur nga një atentat mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në ?Fushë Mbret? pranë kryqëzimit të Cërrikut rreth orës 19:45, ndërsa i plagosuri është R. Çaushllari 23 vjeç, pronar i një servisi. I riu që është plagosur ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Elbasanit.
Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e krimit, ndërsa policia e Elbasanit e mbështetur nga FNSH ka ngritur disa pika kontrolli dhe po krehin zona përreth ku ka ndodhur ngjarja për të arrestuar autorin. Deri tani janë shoqëruar disa persona që kanë parë ngjarjen dhe po punohet me intensitet me grup te posaçëm për zbardhjen.