stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Ilia Hametaj tregon në ?stop?, se në 24 korrik 2017 ka qenë duke u zhytur në Orikum, ndërsa është lënduar nga një shpërthim me dinamit, nga një mjet lundrues, që peshkonte. Dy personat në gomone e kanë nxjerrë në breg dhe e kanë lënë aty pa ndihmë mjekësore. Të tjerë qytetarë të rastësishëm e kanë cuar Ilian në Qendrën Shëndetësore të Orikumit, ku ka marrë ndihmën e parë pë vështirësi në frymëmarrje dhe hemoragji nga veshi nga Enrik Haxhiraj.Pas kësaj traume, Ilia ka bërë kallzim në prokurorinë e Vlorës, duke pretenduar, se i njeh autorët e shpërthimit me dinamit. Por prej 7 muajsh prokuroria, jo vetëm nuk ka bërë asnjë veprim, por as nuk jep informacion për rastin. ?Stop? kërkoi shpjegim për këtë zvarritje të procesit, por prokurorja Eranda Lazaj, nuk flet për cështjet në hetim. Habia është, se pas gjumit 7-mujor, zonja Lazaj u zgjua të nesërmen dhe thirri kallzuesin, për të identifikuar autorët e ngjarjes.