Ora News - Investimet në rënie, Xhepa: Ulja e borxhit do të realizohet duke ulur shpenzimet

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria shqiptare ka pranuar që përfundimi i projekteve TAP dhe HEC-i i Devollit do të kenë ndikim në uljen e investimeve. Në programin e reformave ekonomike 2018-2020 parashikohet që për 2018 të kemi një përgjysmim të peshës së investimeve. Por përtej këtij treguesi, qeveria parashikon ulje të borxhit publik. Eksperti, Selami Xhepa, shpjegon se një gjë e tillë mund të arrihet vetëm me ulje të shpenzimeve çka mund të sjellë impakt negativ në ekonomi.

Qeveria shqiptare pranon zyrtarisht se përfundimi i dy investimeve të mëdha do të ketë impakt në ekonominë shqiptare në programin afatmesëm 2018-2020 parashikohet një ngadalësim i ndjeshëm i tyre nga 10.3 % në 4.8%.

Në programin ekonomik sqarohet se ngadalësimi i investimeve vjen si rezultat i përfundimit të projekteve TAP dhe Hidrocentralit të Devollit, projekte këto që gjatë 2016-2017 kanë pasur pikun e zhvillimit.

Por ulja e investimeve ul gjithashtu mundësin e shltyerjes së borxhit që në programin ekonomik 2018 - 2020 qeveria ka parashikuar ta ulë. Sipas ekspertëve ulja e borxhit nën 60% në 2021 mund të arrihet vetem me uljen e shpenzimeve dhe duke vepruar me PPP.

Xhepa: Këto realizime priten që të vijnë kryesisht për shkak të shkurtimit të shpenzimeve. Pra ekonomia në vend që duke u rritur të prodhojë më shumë të ardhura, në fakt konsolidimi fiksal ka parashikuar që të ardhurat do të mbeten konstante.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/investimet-ne-renie-xhepa-ulja-e-borxhit-do-te-realizohet-duke-ulur-shpenzimet

Free Traffic Exchange