GJIROKASTER-Forcat e ushtrisë kanë mbërritur pasditen e sotme në "Kodër Shtuf" për të larguar baltën dhe dherat që kanë pushtuar tre katet e para të pallatit 8-kate. FA ka nisur aksionin me fadroma dhe mjete të tjera për të larguar të gjithë dherat, ndërkohë që banorët kërkojnë që të kthehen në shtëpitë e tyre. Ata insistojnë që të futen forcërisht brenda në banesë, por kryebashkiakja ka urdhëruar që asnjë nuk duhet të futet deri në një vendim të dytë. Prokuroria e Gjirokastrës ka filluar hetimet, ndërsa zona është e rrezikuar, pasi reshjet e shiut pritet që të rikthehen me intensitet dhe rreziku mund të rritet.
Deputeti i PS, Flamur Golemi shprehet se pushteti qendror do u qëndrojë pranë banorëve, ndërsa ushtria do të vijojë punën deri në largimin e plotë të dherave. ?Jemi pranë banorëve, puna e ushtrisë do të vijojë. E mirëkuptoj edhe humbjen e durimit nga banorët, është një fatkeqësi natyrore, por ka ndikuar edhe dora e njeriut. Do të gjejmë edhe përgjegjësit për këtë që ka ndodhur.