Ora News - Censura në media, deputetët në mbrojtje të gazetares që denoncoi trafiqet

2018-05-11 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Masa që drejtori i TVSH-së, Thoma Gëllçi, vendosi ndaj gazetares Anduela Llabani pas denoncimit të trafikut të drogës në emisionin "360 Gradë" në Ora News është bërë objekt debati në komisionin e medias.

Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, e ka konsideruar presion dhe shkelje e të drejtës për tu shprehur gjobën e vendosur.

Vokshi: Ajo ka lidhur një kontratë me institucionin dhe zbaton kontratën një më një dhe këtë kontratën nuk e ka shkelur në ansjë pikë. Jashtë orarit zyrtar është njeri i lirë.

Por drejtori i TVSH nënvizon se gazetarja ka shkelur kontratën e punës si dhe ka përdorur materialet dhe informacionet e mbledhura gjatë kohës që punonte në TVSH.

Gëllçi: Nuk është rasti i parë që e bën, dikush mund të bëjë një shkelje në RTSH dhe mund të mos e kapim fare, por shkeljet që kapen ndëshkohen.

Por deputeti Klevis Baliu nënvizon se gazetarja ka të drejtën të flasë jashtë orarit të punës dhe se do të ishte më e rëndë situata nëse materialet e denoncuara, TVSH i ka pasur në dispozicion por nuk i ka transmetuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/debati-ne-komisionin-e-medias