Ora News - Kryeprokurorja Marku porosi vartësve: Rihapni dosjet e vjetra të pezulluara

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku u kërkoi vartësve të rivlerësojnë dosjet e pezulluara dhe në analizë të përbashkët me policinë të kërkojnë prova të reja për rihapjen e tyre. Mesazhin kryeprokurorja zgjodhi ta japë nga qyteti i Elbasanit gjatë analizës vjetore të prokurorisë, ku tha se ky qytet rezulton pikë e nxehtë e grupeve kriminale tashmë të sofistikuara, dhe prezente në jetën publike të qytetit me anë të investimeve në tregun privat dhe punët publike.

Kryeprokurorja Arta Marku u la porosi të qarta vartësve të saj në Prokurorinë e Elbasanit, ku pak ditë më parë u firmosën urdhërat e arrestit për ish-zyrtarë të lartë të rrugëve.

Në analizën me dyer të mbyllura, kryeprokurorja ka deklaruar se ?Elbasani rezulton pikë e nxehtë e grupeve kriminale tashmë të sofistikuar, moderuar dhe prezentë në jetën publike të qytetit, duke investuar në tregun privat dhe punët publike?.

Ndaj ajo ka kërkuar që ?të hetohen në një mënyrë më efikase e shkuara dhe e tashmja e personave me precedentë kriminale me pasuri te dukshme ardhur në mënyre të paligjshme?.

Ri analizimi i çdo çështjeje të pezulluar apo pikat e dobëta të bashkëpunimit mes organit të akuzës e policisë ka qenë një tjetër kërkesë ultimative e kryeprokurores.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/arta-marku-sot-ne-elbasan-inaguron-godinen-e-re-te-prokurorise