Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Integrimit kërkon në seancë dëgjimore me ministrin Ditmir Bushati, për të shpalosur objektivat që do të ndjekë Shqipëria për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Mazhoranca dhe opozita ishin dakord në këtë pikë, ndërsa deputetja demokrate Jorida Tabaku, tha se shumica duhet të përfshijë opozitën në proces.
Pas prezantimit te strategjisë për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, Komisioni i Integrimit do të therrasë në seancë dëgjimore ministrin Ditmir Bushati, për tu njohur me planin e veprimit të qeverisë shqiptare.
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, tha se qeveria ka për detyrë të përfshijë opozitën në proces, ndaj sipas saj Ministri duhet të informojë Komisionin për strategjinë që do të ndiqet.
Tabaku: Qeverisë i takon përfshirje e opozitës në këtë proces. Sigurisht që opozita nuk mund të përfshihet nëse ka mungesë vullneti. Ne duhet të fokusohemi tek detyrat dhe prioritetet e vendosura në strategjinë e zgjerimit. Ka detyra të qarta, ka një mundëesi konkrete dhe ashtu siç thotë strategjia e zgjerimit është në dorë të autoriteteve dhe në këtë rast autoriteti është qeveria shqiptare.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/strategjia-anetaresim-komisioni-i-integrimit-kerkon-seance-dqgjimore-me-bushatin