Ora News - Aksioni për ujin, kontrollohen 280 biznese, 8 të shoqëruar për lidhje të paligjshme

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një javë nga nisja e aksionit për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të ujit të pijshëm, si pjesë e reformës kombëtare të ujit, në të gjithë kryeqytetin janë verifikuar 280 biznese. Janë rreth 15 grupe Task-Force, të cilat me ndihmën e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, po vijojnë aksionin në terren për verifikimin dhe ndërprerjen e të gjitha rasteve të lidhjeve të paligjshme nga bizneset, me qëllim përmirësimin e situatës së furnizimit me ujë të pijshëm në kryeqytet.

Aksioni i sotëm pranë zonës së njohur si ?21 Dhjetori? dhe ?Zogu i Zi?, u ndoq nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, dhe Drejtori i Përgjithshëm i UKT-së, Redi Molla, të cilët theksuan vendosmërinë për të disiplinuar shfrytëzimin e ujit të pijshëm në Tiranë. ?Vazhdon në mënyrë intensive kontrolli në të gjitha bizneset e qytetit të Tiranës, të cilët shërbehen nga UKT, për lidhje të paligjshme të ujit. Sot jemi duke funksionuar me më shumë se 15 grupe pune, të cilat njëkohësisht në disa zona të qytetit po kontrollojnë bizneset, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit, Policinë Bashkiake, Tatimet qendrore dhe Tatimet e Bashkisë, në mënyrë që çdo biznes që ka një lidhje uji, ta ketë atë me kontratë të ligjshme, funksionale dhe sipas rregullave?, u shpreh Mazniku.

Ai u bëri thirrje konsumatorëve familjarë që të përfitojnë nga afati deri më 28 shkurt, për të lidhur kontratat e rregullta me UKT-në dhe për të nënshkruar akt-marrëveshje për pagesat e prapambetura, duke përfituar nga skema e pagesës me këste. ?Përfitoj nga rasti për t?u thënë të gjithë qytetarëve të Tiranës, që nëse kanë një lidhje të paligjshme të vijnë ta fomalizojnë, të marrin një kontratë me UKT-në në mënyrë që të mos penalizohen. Të kenë mundësi që në qoftë se kanë pagesa të prapambetura të bëjnë sërish një marrëveshje me UKT-në për t?i bërë këto pagesa me këste për një periudhë të gjatë?, tha Mazniku.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/aksioni-ujin-kontrollohen-280-biznese-8-te-shoqeruar-lidhje-te-paligjshme