PS e PD bashkë 'kundër' Bushatit e thërrasin në seancë te 'Integrimi'

2018-05-11 0

Këshilla e një dite më parë nga ambasadorja e BE-së se për integrimin duhej edhe më shumë dashuri mes politikës, porosia u reflektua në mbledhjen e Komisionit parlamentar të Integrimit.

Në këtë mënyrë, ditët e ardhshme, ministri përgjegjës për integrimin, Ditmir Bushati do të jetë në një seancë dëgjimore në Komisionin e Integrimit mbi strategjinë lobuese të Shqipërisë për një rekomandim pozitiv në prill me qëllim hapjen e negociatave dhe për vendimmarrjen e qershorit nëse do të hapen apo jo bisedimet për anëtarësim.