Ndëshkim abuzuesve me ujin - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vijon ne të gjithë vendin aksioni për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të ujit të pijshëm, i fokusuar te bizneset. Në Tiranë janë verifikuar 280 subjekte janë konstatuar 8 raste abuzimi, të cilët janë shoqëruar nga polici. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku ndoqën këtë të mërkurë aksionin pranë zonës së njohur si ?21 Dhjetori? e ?Zogu i Zi?.
?Vazhdon në mënyrë intensive kontrolli në të gjitha bizneset e qytetit të Tiranës, të cilët shërbehen nga UKT, për lidhje të paligjshme të ujit. Sot jemi duke funksionuar me më shumë se 15 grupe pune, të cilat njëkohësisht në disa zona të qytetit po kontrollojnë bizneset, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit, Policinë Bashkiake, Tatimet qendrore dhe Tatimet e Bashkisë, në mënyrë që çdo biznes që ka një lidhje uji, ta ketë atë me kontratë të ligjshme, funksionale dhe sipas rregullave?.
Mazniku u bëri thirrje konsumatorëve familjarë të përfitojnë nga afati deri më 28 shkurt, për të lidhur kontratat e rregullta me UKT-në e për të nënshkruar akt-marrëveshje për pagesat e prapambetura.
Të gjithë lavazhet që funksionojnë në Durrës kanë afat deri në fund të muajit për të gjetur burime alternative për furnizimin me ujë, pasi ujësjellësi i ka bërë të ditur se nuk do të furnizohen më. Në ditën e shtatë të aksionit grupet task-forcës kanë kryer kontrolle në disa lavazhe tek ura e Dajlanit, ku dy prej tyre janë gjetur me lidhje të paligjshme.Aksioni kundër abuzuesve me ujit vijon edhe ne Burrel. Administratori i shoqërisë se ujësjellës Arjan Lika, tha se nga 73 subjekte dhe institucione shtetërore janë konstatuar me lidhje të paligjshme.
Pas datës nje mars aksioni do te vijoje edhe ndaj abonentëve familjare qe abuzojnë me ujin.