Aldo Morning Show/ Adoleshenti hedh shokun ne kanal (07.02.2018)

2018-05-11 1

Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur një ditë më parë në Lushnje. Gazetari i ?Aldo Morning Show? raporton se një djalë i cili kishte dalë bashkë me shokët e tij për peshk ka shtyrë njërin prej tyre dhe e ka hedhur në kanal. Sipas gazetarit i riu është trembur keq dhe ka arritur të dalë nga kanali vetëm me ndihmën e shokëve.
?Disa djem gjimnazistë kanë dalë për të kapur peshk nëpër kanale në Lushnje, por njëri nga djemtë ka bërë një shaka të tepruar duke shtyrë shokun e tij dhe duke e hedhur në kanal.
Djali ka mundur të dalë nga kanali me ndihmën e djemve të tjerë por ka dalë shumë i trembur. Për fat të mirë djali ka shpëtur. Pas ngjarjes ai nuk ka shkuar as në shtëpinë e tij pasi së bashku me shokët kishin lënë orët e mësimit për të dalë për peshk?, tha gazetari.

Free Traffic Exchange