Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë punonjësit e korruptuar të administratës dhe ata që torturojnë qytetarët, duke mos iu shërbyer. Rama iu kërkoi këtyre punonjësve, duke i quajtur ata parazitë dhe grabitqarë, të ruhen nga qytetarët e pafuqishëm, pasi nga një denoncim i tyre mund të jenë të ?vdekur? dhe nuk mund të rikthehen më kurrë në karrigen e pushtetit.
?Ruhuni dhe nga qytetarët e pafuqishëm. Je i vdekur, je i mbaruar, nuk të mban më në karrige asgjë, nuk ka kushëri që të mban më aty. Kemi 35 punonjës hipotekash në derën e Prokurorisë, që i ka dërguar ai numër qytetarësh që ka reaguar, që nuk ka pranuar më të zvarriten?, deklaroi kryeministri.
Më tej, kryeministri Rama e ka cilësuar Reformën në Drejtësi dhe Vetting-un si ilaçin e duhur për t?i dhënë fund korrupsionit në nivel të lartë. Në konferencën ?Reformimi i Shërbimeve Administrative?, kreu i qeverisë paralajmëroi të gjithë punonjësit e korruptuar se do të përballen me një betejë të ashpër dhëmbë për dhëmbë me qeverinë.