Duka: Perkushtimi im ne krye te FSHF do te jete akoma me i madh

2018-05-11 0

Armand Duka u rikonfirmua këtë të mërkurë në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit, duke siguruar mandatin e tij të pestë si president.

Në fjalën e tij pas zgjedhjes në krye të FSHF, Duka tha se zgjedhjet dëshmuan edhe njëherë se Asambleja Zgjedhore është kthyer në një organizatë me standarde të larta.

?Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar, jam i lumtur jo vetëm për faktin që do të jem president i FSHF, por për mbështetjen që më keni dhënë. Në të njëjtën kohë ndjej obligimin e madh, sepse nga sot fillon një gjë akoma më e vështirë për mua. Dua t?ju falenderoj të gjithëve për këtë Asamble, e cila u krye brenda të gjitha standardeve, e cila dëshmon edhe njëherë se ne jemi bërë në një organizatë me standarde të larta brenda shoqërisë shqiptare?.
Duka premtoi përkushtim më të madh, pasi siç theksoi ai, kjo asamble i ka dhënë shumë mësime, jo vetëm për drejtimin e futbollit shqiptar, por sesi duhe për të bërë më mirë për futbollin shqiptar.

?Nuk do të doja të veçoja asnjë votues, ju garantoj të gjithëve se për mua do të jetë e njëjta gjë. Ju garantoj se ato çka janë diskutuar në këtë muaj parazgjedhor, sepse disa nga ato problematike janë pjesë e shoqatës tonë dhe ne bashkë, unë kam shumë besim që do t?i korrigjojmë dhe do të bëjmë më të mirën e mundshme për të ardhshme. Do të doja të falenderoja shumë kandidatët dhe gjithë të pranishme dhe dua t?ju premtoj të gjithëve se përkushtimi im do të jetë akoma më i madh. Kjo asamble më ka dhënë shumë mësime, jo vetëm për drejtimin e futbollit shqiptar, por sesi duhet për të bërë më mirë për futbollin shqiptar?./tvklan.al