http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dikur një institucion krejtësisht i harruar, sot një post shumë i lakmuar. Bëhet fjalë për presidencën e Federatës Shqiptare te Futbollit që drejtohet prej 16 vitesh nga një njeri, Armando Duka. Njeriu që vinte nga bota e biznesit sfidoi në vitin 2002 një emër të njohur të futbollit, Mehdi Bushatin i cili në atë kohe drejtonte stadiumin Qemal Stafa. Pasuesi i Mico Papadhopulit u zgjidh pas balotazhit vetëm në raundin e dytë zgjedhor teksa në mbështetje te Armando Dukës u pozicionuan hapur emra të tillë si ish presidenti i Vllaznisë, Myftar Cela, si dhe Sulejman Starova.
Bashkë me punën për ringritjen dhe riorganizimin e këtij institucioni, Të qenit në krye te qeverisë së futbollit i dha mundësi Armando Dukes, të krijoje lidhjet e duhura me anëtaret e familjes së madhe te futbollit shqiptar dhe kjo i dha mundësinë atij që të fitonte pa probleme edhe nje mandat të dytë në vitin 2006, teksa arriti të marrë 51 vota, diference e madhe me Edmond Haxhiaj i cili mori 16 vota, ndërsa Salvadior Kacaj vetëm 1 votë. Megjithatë ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2002 këtë herë, fushata zgjedhore, punimet e asamblesë dhe procesi i votimit u shoqëruan me tension dhe akuza për manipulim dhe presione ndaj delegateve. Duka akuzoi në atë kohe kryeministrin Berisha se ishte përfshirë në proces duke cenuar jo vetëm garën, por edhe duke rrezikuar kështu përjashtimin e Shqipërisë nga pjesëmarrjet ne kompetcionet ndërkombëtare pasi UEFA, nuk pranonte kurrsesi ndërhyrjen e politikes ne pavarësinë e FSHF-se.
Atmosfera ishte e tillë, plot polemika dhe akuza edhe në vitin 2010, kur Armando Duka kërkoi një mandat të trete dhe ia arriti qëllimit edhe pse përballe në letër kishte dy rivale me emër në fushën e tyre, Refik Halili presidenti i ekipit të Tiranës dhe Rudi Vat, ish lojtar i famshëm i kombëtares kuqezi. Pavarësisht akuzave që këta dy kandidate lëshuan drejt Dukes për presion ndaj klubeve me te drejte vote ne asamble, në fund të procesit Vata i dha dorën të rimandatuarit Armando Duka, i cili mori 49 vota nga 65 në total, Refik Halili mori 15 vota ndërsa Rudi Vata vetëm 1 votë. Megjithëse shpesh thuhet se posti drejtues në një institucion të konsumon me kalimin e viteve, me Armando Duken ka ndodhur krejt e kundërta pasi në vitin 2014 ai kandidoi për një mandat të katërt, ku nuk pati asnjë rival dhe u rikonfirmua në krye te FSHF-se me 64 vota pro. Sot pas 16 vitesh dhe 4 mandatesh, me ulje e ngritje, suksese dhe akuza, Armando Duka kërkon mandatin e 5, teksa në letër do të ketë një garë shumë të fortë, përballe një personaliteti të jetës politike në Shqipëri në këto dy dekada, Bashkim Fino i cili përtej jetes politike, njihet edhe si mik i botës së futbollit. Por a do të mjaftojnë kjo për të rrezuar nga froni administratorin aktual të qeverisë së futbollit shqiptar? Këtë dileme do të zgjidhe vetëm asambleja zgjedhore.