Burg zyrtarëve të rrugëve - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Krimeve të Rënda la ne burg ish-kreun e autoritetit te rrugëve, Dashamir Xhika dhe dy vartësit e tij, Aksel Qurduka dhe Albens Alite.



Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa tre ish-zyrtarët u njohën me masën e sigurisë.



Gjatë seancës ata nuk thane asnjë fjalë, ndërsa gjyqtarja Ilirjana Olldashi nuk mori parasysh as garancinë pasurore të ofruar nga njeri prej të arrestuarve Albesn Alite.

Të tre ish-zyrtarët dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre me fondet dhe projektet për rrugën Tiranë-Elbasan, me një dëm që prokuroria e përllogarit në 80 milionë dollarë.

Nga ana tjetër ndaj ish kreut të autoritetit rrugor Dashamir Xhika ka një masë ?arrest me burg? edhe nga Gjykata e Elbasanit lidhur me projektin e rrugës Elbasan-Gjinar.

Shkeljet u kallëzuan nga kontrolli i larte i shtetit në vitin 2016 për keqmenaxhim të projektit, ndërsa prokuroria e krimeve të renda po verifikon dhe rolin e ish ministrit të transporteve Edmond Haxhinasto.

Free Traffic Exchange