Maqedonia i ka bërë lëshimet e para në kuadër të riparimit të raporteve me Greqinë. Premtimi i kryeministrit maqedonas Zoran Zaev bërë homologut të tij grek Alexis Tsipras për ndryshimin e emrit të autostradës dhe aeroportit të vendit janë bërë realitet. Qeveria e Maqedonisë mori vendim që aeroporti ndërkombëtar ?Aleksandri i Madh? të marrë emrin ?Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit?, ndërsa autostrada e Korridorit 10 të quhet autostrada ?Miqësia?.