Ish-kreu i ARRSH, Dashamir Xhika, e dy vartësit te Krimet e Rënda, nis seanca me dyer të mbyllura

2018-05-11 2

Ka nisur seanca gjyqësore te Gjykata e Krimeve të Rënda ndaj ish-kreut të ARRSH, Dashamir Xhika, dhe dy vartësve të tij, Aksel Qurduka dhe Albens Alite. Senaca po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa tre ish-zyrtarët do të njihen me masën e sigurisë. Seanca drejtohet nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi, ndërsa nuk është dhënë asnjë shpjegim nga Krimet e Rënda për mos lejimin e mediave.
Të tre ish-zyrtarët dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre me fondet dhe projektet për rrugën Tiranë-Elbasan, me një dëm që prokuroria e përllogarit në 80 milionë euro. Ndaj Xhikës ka një masë ?arrest me burg? edhe nga Gjykata e Elbasanit për shkelje lidhur me projektin e rrugës Elbasa-Gjinar, duke llogaritur një dëm prej 5.3 mld lekë.