Ora News - Raporti: Gati hapja e negociatave për Shqipërinë, kusht reformat

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

BE është gati të hapë negociatat me Shqipërinë, por kjo gjë do të varet nga zbatimi i kritereve të paracaktuara. Kjo është bërë e qartë edhe në raportin e fundit ku u shpalos Strategjia e Bashkimit Europian për Ballkanin, ku ndër të tjera theksohet se avancimi në procesin integrues zhvillohet mbi bazë merite. Ndërkaq, materiali ka nota optimiste mbi antarësimin e mundshëm të Serbisë dhe Malit të Zi brenda 2025, por shprehen se ky afat nuk është detyrues. BE ka edhe katër kritere kryesore për Ballkanin, ku përfshihen sundimi i ligjit, reforma në drejtësi, lufta kundër krimit, forcimi i ekonomisë si dhe i institucioneve demokratike.

Në Strategjinë e BE-së për Ballkanin, theksohet se është gati hapja e negocitave për Shqipërinë, por vendimi përfundimtar do të merret mbi bazën e plotësismit të kritereve. Raporti vlerëson se flitet për një garë të ndershme antarësimi, ku avancimi në këtë proces varet nga puna e gjithësecilit nga shtetet. Edhe pse Mali i Zi dhe Serbia duken disi më të avancuara duke qënë se kanë çelur bisedimet, Brukseli e bën të qartë se vendet mund të barazohen ose të parakalojnë fqinjët në rast se zbatojnë rekomandimet që vijnë nga unioni.

Ndërkaq edhe Maqedoninë është në pritje të një rekomandimi pozitive për hapjen e negociatave. Nga ana tjetër, Bosnja mund të listohet si vend kandidat nëse ka vazhdimësi reformash, ndërsa Kosova ka si kushte kryesore, negociatat me Serbinë si dhe ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/raporti-gati-hapja-e-negociatave-shqiperine-kusht-reformat