Moisiu: Në gjyqësor gjyqtarë që unë i përjashtova se SHISH kishte informacione

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu shprehu shqetësimin se shumë gjyqtarë me probleme që janë përjashtuar në kohën kur ai ishte president, sot janë rikthyer sërish.

Moisiu tha se për emërimin e gjyqtarëve merrte informacione edhe nga shërbimet, që ai vetë e pranoi se është e ndaluar.

Pjesë nga deklarata

Alfred Moisiu: Përveç informacioneve zyrtare që kisha unë merrja informacione edhe nga shërbimet. Dikush mund të thotë se kjo është shkelje, dhe në fakt është shkelje, por unë doja informacion të saktë dhe shumë njerëz i kam kthyer. Pakënaqësira u krijuan. Edhe në KLD u ngritën dhe më thanë, po ne cfarë jemi këtu? Ju jeni anëtarë të KLD-së por firma më është besuar mua.

Ilva Tare: Pra kishte gjyqtare që kishin probleme nga infomacionet e shërbimeve? dhe nuk i emëronit?

Alfred Moisiu: Sigurisht që kishte! Për fat të keq edhe disa që ne i vumë përpara përgjegjësi dhe i përjashtuam nga sistemi pas largimit tim shoh që ata u rikthyen prapa. Nuk e mora vesh fare si ndodhi kjo gjë. Kishte gjyqtare që ne i kërkonim për ti vënë përpara përgjegjësisë. Më vonë e pamë që për ata jo vetëm që nuk u mor masa, por i ngjitën shkallët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/moisiu-gjyqtare-me-probleme-qe-i-perjashtuam-nga-sistemi-sot-jane-rikthyer-serish

Free Traffic Exchange