stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Medi Karaj po qëndron në qeli, që nga marsi i vitit 2017. Por ai thotë, se është i pafajshëm dhe shpjegon të vërtetën e tij:Një vit më parë ndodhej në kafen e fshatit Halilaj në mbrëmje dhe rrugës për në shtëpi gjen një celular. Vetëm pasi mëson se qytetari Kledi Xeka ishte grabitur me armë dhe i kishin marrë makinën, dyshon dhe paraqitet në polici, ku deklaron dhe celularin. Por në këtë pikë nisi dhe odiseja e tij. I grabituri thotë, se nuk i njeh dhunuesit, e po kështu tre dëshmitarë provojnë, se Mediu ishte ne kafene me ta, kur ka ndodhur ngjarja. Megjithatë Medi Karaj ka një vit në qeli...?!