Haxhinasto: Gati te hetohem per Tirane – Elbasan

2018-05-11 1

I përfolur se mund të preket nga hetimet për korrupsion në ndërtimin e autostradës Tiranë ? Elbasan, ish ?ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto thotë se është i gatshëm për t?u vënë në dispozicion. Por teksa i përgjigjet interesit të mediave mbi këtë çështje që po hetojnë Krimet e Rënda dhe që ka çuar pas hekurave disa varës të tij ai i vendos hetimet në një sfond politik dhe paralajmëron përgjigje të rreptë nëse do të goditet politikisht.

?S?më shqetësojnë fare as hetimet, as verifikimet. Unë kam bërë drejtimin politik të ministrisë. Gjithkush është i lirë të verifikojë. Gjithë veprimtaria ime është bërë mbi bazën e dokumenteve që janë atje. Të verifikohen, unë jam i gatshëm. Por gjithashtu duhet t?ju them se koha e drejtësisë popullore kur ngriheshin thashethemnaja dhe njerëzit goditeshin qoftë moralisht, qoftë fizikisht ka përfunduar bashkë me sistemin e kaluar. Unë jam këtu, do jem këtu. Nëse kjo do të degjenerojë në goditje politike, unë do t?i përgjigjem politikisht shumë rreptë".Krimet e Rënda kanë marrë masë arresti për ish vartësin e tij, kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika dhe dy ish ?zyrtare të tjerë. Xhika u arrestua për llogari të hetimeve për rrugën Elbasan ? Gjinar dhe ne seancën e mbajtur në Elbasan ishte i pranishëm edhe ish ?ministri. Por ai përjashton çdo lidhje të mundshme mes pranisë së tij në seancë dhe akuzave ndaj Xhikës.

?Unë jam një qytetar i lirë dhe besoj një qytetar i lirë është i lirë të shkojë e të ndjekë një çështje gjyqësore, apo jo? Ka ndonjë problem mendoni ju??

Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se në aferën korruptive me rrugën Tiranë ? Elbasan, se sipas Ministrisë se Infrastrukturës arrin në 54 milionë dollarë, janë përfshirë edhe ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Transporteve, por deri tani nuk ka ngritur zyrtarisht akuzë për ndonjërin prej tyre.