'Reforma zgjedhore', PS fton ekspertë të BE,Bykykabshi kërkon rishikimin e masave penale

2018-05-11 0

Zbatimi i Reformës Zgjedhore do të sjellë në vendin tonë ekspertët më të mirë të Evropës. Këtë e ka bërë të ditur Blendi Çuçi, gjatë konferencës ?Reforma Zgjedhore: përmirësimi i Kuadrit ligjor dhe institucional për rregullimin e financimit të partive politike dhe fushatës zgjedhore?.

Çuçi deklaroi se Shqipëria ka avancuar me proceset zgjedhore dhe me financimin e partive, duke shtuar se duhet një diskutim i mirë mes palëve politike lidhur me çështjet zgjedhore, në mënyrë që të arrihet një vendimmarrje e mirë dhe e qëndrueshme.

Nga ana tjetër, bashkëkryetari i kësaj reforme, Oerd Bylykbashi, pranoi avancimin, duke shtuar se probleme mbeten ende shitblerja e votës dhe presioni ndaj votuesve. Sipas tij, komisioni do të ketë shumë shpejt një kalendar për çështjet specifike të këtyre problematikave, duke sqaruar se ata që blejnë votën duhet të shkojnë në burg.

Free Traffic Exchange