Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Hoxhara është një prej fshatrave të përmbytur në Bashkinë e Fierit. Por ndryshe nga i gjithë pjesa tjetër, atje problemi i madh për banorët nuk janë dëmet e tokës apo shtëpive, por mungesa e bazës ushqimore për bagëtitë, me të cilat siç thonë ata mbajnë frymën gjallë. Pasojat në fshatin me 400 familje janë të njëjta me ato të dhjetorit të kaluar.
Uji po tërhiqet nga fshatrat e sipërm të Fierit duke u grumbulluar në zonën e Darzezës ku ndodhet hidrovori që i çon në det.
Kanalet kulluese e çojnë me tej në Hidrovor, por kur fluksi është i lartë, uji përmbyt tokat e banesat në fshatin Hoxharë. Situatë e ngjashme me atë që kamera e Ora News solli në fillim të dhjetorit 2017.
200 hektarë tokë dhe 8 banesa janë përmbytur në Darzëzë e Povelcë. ku problemi i madh i banorëve është mungesa e bazës materiale për bagëtitë,
Të vetmet që siç duket i gëzohen situatës janë disa shpendë uji.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/uji-drejt-darzezes-banoret-e-hoxhares-jetojne-permbytjet-e-dhjetorit-2017