Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin, i ka përcjellë një mesazh të qartë Shqipërisë lidhur me hapjen e negociatave.
Vlahutin i kërkoi vendin tonë të zbatojë reformat e nisura, si dhe të bëjë më të sigurt jetën e qytetarëve. Ajo deklaroi se Shqipëria ka punuar shumë për reformën në drejtësi
?Është i nevojshëm dialogu konstruktiv në të gjithë spektrin politik. Qeveria t?i hapë mundësi opozitës dhe kjo e fundit të angazhohet në mënyrë konstruktive. Shpejtësia e anëtarësimit të gjashtë vendeve do të varet nga progresi i gjithsecilit. Shqipëria ka një mundësi reale për të hapur negociatat.
Sa më shumë reforma të zbatoni, aq më shpejt do të arrini. Reforma në Drejtësi është një punë e bërë përpara. Kështu ju mund të arrini vendet që tashmë i kanë hapur negociatat. Qeveria dhe opozita të punojnë deri në pranverë me konstruktivitet. Reforma në drejtësi ka nisur të zbatohet, kemi parë disa largime nga gjyqësore.