Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Grupet e interesit propozuan në Komisionin Parlamentar të Çështjeve Sociale që të shkurtohen burokracitë e përfitimit të strehimit sociale. Sipas tyre, duhet të këtë thjeshtim edhe të dokumentacionit që duhet të paraqiten në zyrat e bashkive. Sipas ndyshimeve në ligj, 6 programe do mbështesin mbi 35 mijë familje të varfra në të gjithë Shqipërinë.
Grupet e interesit, organizatat që punojnë me grupet vunerabël kërkojnë që të thjeshtohen procedurat për të përfituar nga ligji i strehimit social. Në Komisionin Parlamentar të Çëshjeve Sociale ku diskutohen ndryshimet ligjore, grupet e interesit mendojnë se duhet të këtë më pak dokumentet për përfituesit pasi të varfrit dhe të pastrehtët janë të identifikuar nga Bashkitë përkatëse.
Klaudio Pulaha, shtëpia e të drejtave të njeriut: Sugjerojmë që të gjitha këto dokumentacione të jenë nga institucioni që i jep të drejtën për strehim social.
Drafti i përmirësuar mbërriti në komisionet parlamentare në vitin 2017 dhe u përgatit nga ekspertët e ish ministrisë së Zhvillimit Urban. Ish ministja Eglantina Gjermeni deklaroi se janë marrë në konsiderat propozimet e bëra për uljet e burokracive si dhe janë ndjekur modelet e vendeve evropiane.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/grupet-e-interesit-kerkojne-thjeshtim-te-procedurave-strehimin-social