Shkëlzen Berisha flet për herë të parë për rihapjen e hetimeve për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes nga kompania ÇEZ dhe thirrjen e tij për të dëshmuar në Prokurori, si person që ka dijeni për çështjen.
Në një intervistë për Tv Klan ai thotë se ky veprim është vetëm një shashkë politike e Edi Ramës, pasi Prokuroria është bazuar vetëm mbi akuza politike.